Del videoklipi i këngës “Suavele”, një limonadë  vere nga Enca

Del videoklipi i këngës “Suavele”, një limonadë vere nga Enca

July 29, 2021 0

Është publikuar kënga më e re nga Enca Haxhia, e cila mban titullin “Suavele”.

“Një projekt pak më ndryshe.Shijojeni këtë limonadë vere!” Shkruan Enca dhe falënderon bashkëpunëtorët.

Projekti i ri i këngëtares nga Shqipëria është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është paraqitur para fansave të saj.

Vet Enca e ka bërë melodinë e kësaj kënge, si edhe e ka shkruar tekstin e “Suavele”.

Muzika është prodhim i Big Deal Records dhe vjen me ritme verore, ndërkohë edhe videoja muzikore është e tillë.

Për anën vizuale është angazhuar Smartmotion Films që e ka xhiruar videoklipin. revista.one/