Dhimbja në fytyrën e Zelenskit kur pa kufomat e njerëzve të torturuar
April 4, 2022Fytyra e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i thotë të gjitha pasi vizitoi qytetin Bucha afër kryeqytetit Kiev, ku dhjetëra kufoma, disa me duar të lidhura, u gjetën pasi forcat ruse u tërhoqën.
“Çdo ditë, kur luftëtarët tanë hyjnë dhe rimarrin territorin, ju shihni se çfarë po ndodh,” tha udhëheqësi ukrainas në qytetin e shkatërruar nga luftimet, i veshur me një jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga personeli ushtarak.
Të djegur, të gjymtuar, të torturuar, të pushkatuar janë trupat e të vdekurve në Bucha, teksa autoritetet bëjnë me dije se deri tani kanë mbledhur rreth 410 prej tyre. Duart e lidhura pas shpine. Shumë të varrosur në baltën e rrugëve që befas u bënë llogore, të tjera të shtypura nga automjetet e gjurmuara dhe të lënë të kalben për javë të tëra në pluhur. Trupat e shtrirë njëri mbi tjetrin, ende pranë biçikletave të tyre, u vranë teksa pedalonin duke u përpjekur t’i shpëtonin rrethimit. Ndërkohë që nga ora në orë deklarata të forta nga e gjithë bota flasin për gjenocid dhe krime lufte. Po në Bucha ushtria ukrainase gjeti një dhomë torture të përdorur nga ushtarët rusë me kufomat e pesë civilëve të përkulur përpara dhe duart e tyre të lidhura pas shpine. Ndërsa kryebashkiakja e Motyzhyn në Ukrainë e cila u rrëmbye më 23 mars, u gjet e varrosur së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të vrarë me plumb në kokë.
Sot është dita e 40 e luftës në Ukrainë, që kur ushtria rusë nisi agresionin ushtarak. Masakra e ushtrisë ruse në Bucha të Ukrainës, ku njerëz të paarmatosur, civilë dhe fëmijë të vegjël janë ekzekutuar dhe lënë në mes të rrugëve të qytetit, do të rëndojë për rifillimin e negociatave të paqes mes Kievit dhe Moskës. Përtej masakrave të Rusisë, Zelensky shprehet se negociata e paqes me Rusinë duhet të vazhdojnë.
Fytyra e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i thotë të gjitha pasi vizitoi qytetin Bucha afër kryeqytetit Kiev, ku dhjetëra kufoma, disa me duar të lidhura, u gjetën pasi forcat ruse u tërhoqën.
“Çdo ditë, kur luftëtarët tanë hyjnë dhe rimarrin territorin, ju shihni se çfarë po ndodh,” tha udhëheqësi ukrainas në qytetin e shkatërruar nga luftimet, i veshur me një jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga personeli ushtarak.
Të djegur, të gjymtuar, të torturuar, të pushkatuar janë trupat e të vdekurve në Bucha, teksa autoritetet bëjnë me dije se deri tani kanë mbledhur rreth 410 prej tyre. Duart e lidhura pas shpine. Shumë të varrosur në baltën e rrugëve që befas u bënë llogore, të tjera të shtypura nga automjetet e gjurmuara dhe të lënë të kalben për javë të tëra në pluhur. Trupat e shtrirë njëri mbi tjetrin, ende pranë biçikletave të tyre, u vranë teksa pedalonin duke u përpjekur t’i shpëtonin rrethimit. Ndërkohë që nga ora në orë deklarata të forta nga e gjithë bota flasin për gjenocid dhe krime lufte. Po në Bucha ushtria ukrainase gjeti një dhomë torture të përdorur nga ushtarët rusë me kufomat e pesë civilëve të përkulur përpara dhe duart e tyre të lidhura pas shpine.
Ndërsa kryebashkiakja e Motyzhyn në Ukrainë e cila u rrëmbye më 23 mars, u gjet e varrosur së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të vrarë me plumb në kokë. Sot është dita e 40 e luftës në Ukrainë, që kur ushtria rusë nisi agresionin ushtarak. Masakra e ushtrisë ruse në Bucha të Ukrainës, ku njerëz të paarmatosur, civilë dhe fëmijë të vegjël janë ekzekutuar dhe lënë në mes të rrugëve të qytetit, do të rëndojë për rifillimin e negociatave të paqes mes Kievit dhe Moskës. Përtej masakrave të Rusisë, Zelensky shprehet se negociata e paqes me Rusinë duhet të vazhdojnë. revista.one/