Kamariere në klub nate në Toronto, reagon ish-bashkëshortja e Stresit: Puna nuk është turp…

Kamariere në klub nate në Toronto, reagon ish-bashkëshortja e Stresit: Puna nuk është turp…

April 4, 2022 0

Ditën e djeshme në media bënë xhiron disa foto të ish-bashkëshortes së Stresit, Keisit e cila shihej teksa punonte si kamariere në një lokal në Kanada.

Në lidhje me këto foto ka ardhur dhe reagimi i Keisit e cila përmes një “InstaStory”, u shpreh se puna nuk është trup dhe krah punës së saj në banka ajo punon dhe në lokal.

“Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas. Unë kam punuar që 18 vjec. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjer turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge.

Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e cdo gjë tjeter.

Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptar dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur.

Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë cfarë zgjidhje ju i jepni femrës?

Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes.

Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe”, shkruan Keisi. revista.one/