“Dhurata më e bukur që kam marrë nga Luizi”, rrëfimi i Kiarës
February 6, 2024Kiara Tito së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka përgjigjur disa pyetjeve të tyre.
“Dhurata më e bukur që ke marrë nga Luizi?”– ishte një ndër pyetjet që iu drejtuar moderatores, e cila ka vendosur që ti përgjigjej në një mënyrë mjaft të veçantë.
Krahas pyetjes Kiara ka postuar një foto në “Gender Reveal” ku së bashku me partnerin e saj kanë zbuluar gjinë e bebit të tyre, e cila është vajzë.
Me anë të këtij postimi ish-banorja e “BBVIP” ka treguar se dhurata më e bukur që ka marrë nga këngëtari është e vogla e tyre.
Ajo ka folur rreth shtatëzanisë, kujdesit që ka ndaj vetes, por çfarë ra në sy ishin dy karakteristika që Kiara ka nxjerrë në pah dhe që i dashuron vërtet shumë tek bashkëshorti i saj, Luizi.
‘E kam mësuar që në Big, por nuk e dija që do e kishte kaq shumë të theksuar dhe jashtë shtëpie. Qetësia dhe durimi, dhe kur unë jam me ‘hormonet e shtatzënisë’. Po si mo Luiz nuk u bëre njëher me nerva?’- shkruan Kiara.
Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit, ku Luizi u shpall fitues.
revista.one/