Graciano dhe Egla shkëmbejnë puthje në buzë

Graciano dhe Egla shkëmbejnë puthje në buzë

February 5, 2024 0

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 janë përballur ditën e sotme (e diel) me një sfidë të re – atë të kërcimit.

Ata janë ndarë në dy grupe: ai i Graciano Taganit dhe i valltarit tjetër, Albi Nako.

Videoja me numrin më të madh të pëlqimeve do të shpallet grupi fitues dhe vetëm ata do të kenë buxhet përgjatë javës së ardhshme.

Graciano në fund të sfidës ka shkëmbyer një puthje me plot pasion në buzë me Egla Cenon.

Në ndërkohë, në spektaklin e kaluar u larguan dy konkurrentë nga Big Brother.

I pari që u eliminua ishte Gabriele Mezini dhe përmes një televotimi të papritur u largua Olsi Bylyku, si më pak i votuar nga publiku.

Pritet të shihet se si do të vijojë loja e tyre brenda pasi veçse ka filluar të bëhet më e ashpër.

revista.one/