Dj Blunt dhe Real 1 në gjykatë se u kapën me substancë të ndaluar
March 9, 2021Dy reperët, Dj Blunt dhe Real 1 janë akuzuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa, të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ata kanë deklaruar se e pranojnë fajësinë, si dhe ndjejnë keqardhje për rastin që ka ndodhur, po ashtu i kanë premtuar gjykatës se nuk do të përsërisin më veprime të tilla.
Pranimin e fajësisë nga të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Besart Mustafa dhe më pas është aprovuar nga gjykatësi Gent Beka, me arsyetimin se pranimi ishte vullnetar, pa presion dhe se gjen mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.
Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 10 mars 2021, në ora 13:30.
Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 10 mars 2021, në ora 13:30.
Sipas aktakuzës, me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “Ulpiana” tek rrethi i Fontanës në Prishtinë, njësiti Policore kanë ndaluar veturën e tipit BMW, ku e drejtonte Edon Dedi si dhe me të gjendej pasagjeri Ilir Zhita, gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marihuanë, të cilën sasi e kanë poseduar pa autorizim.