Andi tregon daljet jashtë emisionit me Jasminën

Andi tregon daljet jashtë emisionit me Jasminën

March 9, 2021 0

Andi i kërkon ndjesë produksionit që nuk kishin arritur t’i përmbaheshin rregullave, duke treguar sa herë ishte takuar dhe puthur me Jasminën.

“Me Jasminën kemi dalë, jemi takuar pas emisionit nja 4-5 herë. Dy herë kur ishim tek lokali i Atdheut, kemi diskutuar e jemi puthur nga pak. Një ditë tjetër ishte pas emisionit, pasi më ka ofenduar, jemi takuar e kemi biseduar dhe në fund, gjithë ai debat e argument përfundoi me puthje.

Një herë tjetër ka qenë kur jemi takuar me Jasminën është kur erdha nga Kosova dhe ja solla një fustan. Si përfundim, jemi puthur. Sipas të gjitha gjasave, i kërkoj produksionit falje dhe ndjesë për thyerjen e rregullave.”- ka deklaruar Andi.