Djali nuk do të pranonte bëhej mysliman? Ja si përgjigjet Gold Ag
March 20, 2021Gold Ag, një nga reperët më të suksesshëm të industrisë muzikore ka qenë gjithnjë i hapur për besimin e tij. Ai është mysliman i devotshëm, dhe me të njëjtën frymë do të rris edhe djalin e tij Guerilin.
Por çfarë do të ndodhte nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç ai e ka parashikuar?
I ftuar në Glamour Zone, Gold Ag rrëfen për moderatoren Ester Bylyku:
‘Nëse Gueril do të rritej dhe s’do të pranonte të bëhej mysliman, gabimin do ta gjeja tek vetja jo tek ai. Aty unë do të kuptoja që nuk kam bërë një punë të mirë. Por nuk do ta pengoja në rrugën e tij sepse feja është ndjesi. Sigurisht që mirë nuk do të më vinte, por nuk do ta detyroja për asgjë‘, tha ai.