Atdheu pajtohet me Antonelën dhe Shqipen, ja si shprehet për puthjet

Atdheu pajtohet me Antonelën dhe Shqipen, ja si shprehet për puthjet

March 20, 2021 0

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina deklaron ne “Prive” se Antonela eshte ndryshe jashte skenes se emisionit. “Ajo eshte vajze e mire, por nuk e di cfare i ndodh kur futet ne emision”, tha Atdheu.

Ai tregoi se e kishte treguar puthjen qe kishte ndodhur me Antonelen per te nxjerre lojen e dyfishte te sajen. “Po perpiqej te me nxirrte keq. OK puthja ime ishte false, po ajo cfare tregoi me ate puthje, nderkohe qe zgjodhi te puthte tjetrin”, u shpreh Atdheu.

Puthja me Atdheun ka ndodhur në inaugurimin e lokalit të tij. Më ka përcjellë për në shtëpi dhe ka ndodhur një puthje, ka sqaruar Antonela ne emision dy jave me pare. Ndër të tjera, Atdheu ka publikuar audion e datës 19 janar, ku thotë se “Do ta injoroj Atdheun”, gjë që ia ka dërguar vetë Atdheut skenarin.

“Ngelemi miq me Antonelen. Edhe nuk eshte ajo shkaku i largimit tim prej emisionit. Une e kam kerkuar largimin qysh 3-4 jave me pare. Ndihesha i lodhur”, tregoi Atdheu.

Lidhur me akuzat se Atdheu puthte cdo vajze qe i jepej rasti, ai tha duke qeshur: “I kam thene Arjanit, ndoshta po te vjen radha edhe ty, qe te puth. Me ka dale nami, qe ky te puth. Po ky lloj emision keshtu eshte, te pelqen nje vajze dhe e puth. Keshtu jane keto emisione edhe ne Evrope.”

Atdheu duket se e ka mbyllur konfliktin edhe me Shqipen. “Pa Atdhe nuk ka Shqipe”, leshon nje batute ish-konkurrenti i “Per’puthen”. Ai thote se me Shqipen eshte njohur para emisionit permes te njohurve te perbashket. “Eshte presion i madh aty ne emision dhe Shqipja me ka ofenduar. Nuk eshte e vertete qe e kam goditur Shqipen me karrige. Thjesht e kam shfryre inatin duke perplasur karrigen ne dysheme” tha Atdheu. “Shqipja gaboi qe tha se Atdheu eshte turp i Kosoves. Une nuk isha delegat i Kosoves, aty perfaqesoja veten dhe shprehja karakterin tim. Edhe nese eshte keshtu, atehere kam turperuar veten”, tha Atdheu.

“E leme me kaq me Shqipen, besoj se edhe ajo nuk do ta vazhdoje. Une e njoh, eshte cike e mire”, tha Atdheu. Me tej ai shpjegoi se nuk ka armiq. “I kam sqaruar kercenimet nga Dubai me Saren. Kam folur edhe me ata cunat. Nuk kemi gje per tu armiqesuar. Me shume me kane shqetesuar komente te tilla si ” ju keni gjak serbi”. Keto i bejne antishqiptaret”. u shpreh Atdheu. Se fundi, Atdheu tregoi edhe incidentin me disa djem qe i sulmuan lokalin, por gjithsesi, ai i quan pa lidhje dhe te kaluara tashme.

Te ardhmen e tij Atdheu e sheh tek biznesi, jo tek televizioni. “Fama e televizionit zgjat 1 muaj pas emisionit, me vone harrohesh” perfundoi Atdheu.