Do ta moderojë “Fan Club”? Përgjigjet Enxhi Nasufi

Do ta moderojë “Fan Club”? Përgjigjet Enxhi Nasufi

January 5, 2024 0

Emra të shumtë janë lakuar së fundmi në media për moderimin e “Big Brother VIP Fan Club”, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të tretë.

Emri i fitueses së “Dancing With the Stars”, Enxhi Nasufit, është përfolur mes emrave të tjerë si Megi Pojani (që prezantoi edicionin e kaluar), Efi Dhedhes apo Ronaldo Sharka.

Sot në “Wake UP”, Enxhi s’ka mundur t’i shpëtojë pyetjes për moderimin e formatit, duke dhënë edhe përgjigjen e saj të sinqertë.

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”-tha ajo.

Por, a do të pranonte ta moderonte?

Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”- u shpreh Enxhi.

revista.one/