“Do të ketë më shumë dhunë”, regjisori i “Squid Game” po bën një film të ri, akoma më agresiv

“Do të ketë më shumë dhunë”, regjisori i “Squid Game” po bën një film të ri, akoma më agresiv

April 5, 2022 0

“Do të ketë më shumë dhunë se në Squid Game”, deklaron regjisori i famshëm i serialit korean,  Hwang Dong-hyuk, duke folur për skenarin e filmit të ri.

 Ai thotë se është duke punuar në një projekt tjetër filmik të quajtur “Killing Old People Club”. Filmi i ri raportohet se është frymëzuar nga një roman i shkruar nga Umberto Eco, autori dhe filozofi i ndjerë italian.

Hwang lajmin e bëri të ditur teksa po fliste gjatë një sezoni në MipTV së bashku me producentin e tij, Jun Yooung Jan, raporton Variety.

Drama “Squid Game”, e cila u publikua në shtator të vitit 2021 në Netflix, sillet rreth qindra konkurrentëve që pranojnë një ftesë për të konkurruar në një seri lojërash koreane, por aksionet janë vdekjeprurëse.

Regjisori tani ka ndarë se ai tashmë ka bërë 25 faqe për projektin, i cili deri në fund do të jetë i ‘diskutueshëm’.

Regjisori tregoi se tani do të kthehet në Korenë e Jugut për të shkruar sezonin e dytë të “Squid Game” dhe shpreson të ketë transmetimin e shfaqjes deri në fund të vitit 2024.

Sipas Netflix, suksesi i jashtëzakonshëm i sezonit të parë e bëri shfaqjen me të shikuar ndonjëherë, me 111 milionë shikime që nga debutimi shtatorin e kaluar. revista.one/