“Do të përplasen fort, të martuarit do të lënë gratë…” moderatori jep detaje për Big Brother VIP
January 10, 2024Vetëm 3 ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, i cili ndryshe nga vitet e tjera këtë herë do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.
Moderatori i emisionit të mëngjesit në TCH, Blendi Salaj ka zbuluar detaje të reja rreth këtij reality show.
Ai tha se ka qenë brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe i ka parë të gjithë banoët që do marrin pjesë, ndërsa u shpreh se niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm.
Blendi tregoi se këtë vit konkurentët kanë karaktere shumë të forta dhe sipas tij ata do të kenë shumë debate me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda
Blendi Salaj: Pashë murin
Enxhi Nasufi: Kë pe, murin?
Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them
Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve
Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm
Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?
Blendi Salaj: Mendoj se po
Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë
Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…
Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?
Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish
Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.
Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.
Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?
Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…
Blendi Salaj: Janë të bukur
Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli
Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën
Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?
Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.
Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?
Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?
Neada Muçaj: Po
Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme
Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë
Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë.
revista.one/