Do t’i futesh politikës? Luiz Ejlli nga qendra e votimit: Do e diskutoj me…

Do t’i futesh politikës? Luiz Ejlli nga qendra e votimit: Do e diskutoj me…

May 14, 2023 0

Luiz Ejlli voton në Shkodër. “Kam votuar gjithmonë. Është edukatë, por edhe detyrim. Erdha për t’i çuar nderin në fund atij njeriu që më ka mbështetur kur kam pasur nevojë dhe për të kontribuar dhe unë sadopak. Kjo është shtëpia ime, kjo është dashuri. Mos të kisha lindur këtu, nuk e kisha fituar. Unë nuk jam përfshirë ndonjëherë dhe as nuk pranoj të përfshihem. Kjo që po bëj unë është një gjest human, e lam thënë shpesh që unë vlerësoj personin. Nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëzit që më kanë ndihmuar t’i shoh sa më lart”, ka thënë ai në deklaratën për median.

Luizi: Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.

Gazetarja: Kur ke qenë në Big Brother njerëzit thonin Luizi do të jetë kryeministri i Shqipërisë. A mendon se do i futesh politikës?

Luizi: Duhet ta diskutojmë me Ramën këtë punë (qesh). Populli më ka dashur për atë që jam, nuk më ka parë as me të majtën as me të djathtën dhe dua të vazhdojë kështu.

revista.one/