Dogjën makinën e Kozakut, arrestohen 2 autorët, i kishte paguar Cllevio

Dogjën makinën e Kozakut, arrestohen 2 autorët, i kishte paguar Cllevio

December 16, 2023 0

Dy persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të zjarrëvënies në makinën e Kozak Braçit, personazhit të njohur në ‘Tik Tok’. Policia bën të ditur se u bë i mundur kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, Kleviol Ahmeti 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Policia thotë se Cllevio ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e Braçit, ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin. Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë. Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

revista.one/