“Doja një djalë që të më dominojë”, Megi Pojani në “Dancing With The Stars” me Jurgen Balën

“Doja një djalë që të më dominojë”, Megi Pojani në “Dancing With The Stars” me Jurgen Balën

September 29, 2022 0

Megi Pojani dhe Jurgen Bala ishin të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ku në fakt u fol gjërë e gjatë për “DWTS”, por edhe për jetën personale të Megit që surprizoi me përgjigjen e saj.

 Megjithatë të qëndrojmë tek formati i kërcimit, për të cilin Pojani ka rrëfyer se si i ka ardhur ftesa:

“Kam marrë një ftesë nga Sara Hoxha, më ka shkruar në Instagram. Nuk kam qenë në Shqipëri dhe e nuhata, e dija që po përgatitej kjo gjë dhe pak a shumë e dija që kjo ishte oferta që do më bëhej. M’u desh të mendohesha, pak por edhe e dija. Doja shumë që të isha pjesë. ‘DWTS’ ka qenë një nga programet e mia të preferuara pasi më pëlqen shumë fakti që ka sfidë, ka garë dhe fakti që njerëzit gjithmonë më kanë parë në këtë pozicionin e një vajze ‘au iu’, asnjëherë me këllqe për të bërë diçka. Unë e kam vendosmërinë. Gjithmonë në çdo iniciativë që kam ndërmarrë, unë jam një vajzë shumë sportive, shumë profesionale por kjo është diçka që nuk lexohet në kamera. Për mua kjo është mundësia e parë dhe kjo është shumë sfiduese që njerëzit të shikojnë që unë jam shumë kompetitive dhe këtë herë të lexohet në kamera. Pra vendosmëria për të qenë pjesë, për të punuar dhe për të fituar. “

Mes atyre që janë shumë të emocionuar për këtë eksperiencë të re të saj, padyshim janë edhe familjarët, ndërsa moderatorja zbulon:

“Motrat janë super të emocionuara, mami është shumë e emocionuar, tezja është shumë e emocionuar. Babi kur i thashë në fillim fare, më thotë çfarë janë këto kërcime, çfarë janë këto që do bësh, mirë ti e di po mua s’më pëlqejnë fare këto. Tani e ka kuptuar, interesohet shumë shpesh.”

Ndërkohë, në lidhje me “ciftin” e krijuar, Jurgeni mendon kështu për Megin si partnere:

“Faktikisht që kur kam dëgjuar që do bëhet ‘DWTS’ në kokën time ishte që një personazh si Megi duhet të jetë atje. Nuk e di pse e thoja që Megi duhet të jetë atje. Pastaj kur e mora vesh që ishte Megi, pyetja ime gjithmonë te stafi ishte për një vajze të bukur, seksi, që kërcen, që lëviz, që ta komandoj. Megi kërcen shumë mirë, shumë bukur.”

Nga ana tjetër, gjëja që Megi vlerëson më shumë tek partneri i tij mesa duket është fakti që ai “dominon” në kërcim:

“Unë para se të vendosej që do të isha me Jurgenin më kanë pyetur që ‘ke ndonjë preferencë për balerinin’ dhe unë e vetmja gjë që i kam thënë është që dua një djalë të më dominojë, sepse përgjithësisht në jetë jam unë ajo që e marr kontrollin dhe nuk e doja këtë gjë sepse nuk mund të marr kontrollin kur nuk kam as eksperiencën e duhur dhe më duhet një profesionist dhe doja që kjo gjë të ndihej.”