Dolën çift nga “Për’puthen”, Mikela dhe Erioni: Nuk po bashkëjetojmë, por…
April 14, 2022Erioni dhe Mikela një intervistë në “Pardon My French” treguan të gjitha të pathënat e romancës së tyre.
“Fillimet kanë qenë shumë të bukura, vazhdimi një turbulencë dhe fundi shumë i bukur,” tregoi Mikela.
“ Turbulencat ishin pjesë e rrugëtimit të gjatë që ne kishim. Ndodhën disa gjëra të këndshme e disa të pakëndshme. Kuptova që pëlqimi ndaj Mikelës është i madh që prej momentit të parë kur e kam parë, që te audicionet. Unë shkova te audicionet dhe më duhej të përmendja emrat e vajzave që më pëlqenin, aty hyn Mikela në ambientet e ‘Top Channel’, u ul dhe bëmë një takim 4 minutësh,” tha Erioni.
Dyshja nuk janë duke bashkëjetuar, e pikërisht kjo është sakrifica më e madhe e tyre, lëvizja ndërmjet Tiranës dhe Prizrenit.
E për sa i përket këngës së famshme që u diskutua aq shumë në rrjet, Mikela tregoi se e dinte që më parë.
“Ma këndonte me pjesë para se ta publikonte nga pak dhe mua më ishte fiksuar. Sa herë e kemi lutur vetëm që ta hedhi këngën se më thoshte është për ty, mbaje ti dhe në fund e hodhi vetëm me tekst,” – u shpreh ajo.
Ndër të tjera, çifti tregoi dhe dëshirat për të ardhmen. Mikela tha se ka mbaruar për gazetari dhe do të jetë pjesë e televizionit, ndërsa Erioni u shpreh se e sheh të ardhmen te muzika.
Ndërkohë, çifti që doli nga Për’puthen ka qenë i ftuar dje, edhe në emisionin “Shqipëria Live” dhe kanë rrëfyer si po e përjetojnë romancën që kanë nisur jashtë kamerave.
Moderatori e ka ngacmuar dyshen me një deklaratë të Mikelës e cila bëri bujë në “Për’puthen”, pasi u shpreh: “Jemi në situatë të vështirë pasi nuk kemi kryer marrëdhënie”.
Mirëpo ish-konkurrentja e ka sqaruar këtë deklaratë të sajën duke thënë se ishte thjesht një moment kur gjatë takimit ata po ngacmonin njëri-tjetrin.
Mikela: Ka qenë batutë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani.
Erioni: Tani mund të themi që kemi rënë në qetësi ka pasur ditë shumë të mira çdo gjë po shkon vaj.
Më pas ish-konkurrentët janë pyetur nëse kanë arritur ta njohin njëri-tjetrin edhe pas programit.
Mikela: Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri tjetrin dhe kur ishim në program ne flisnim 24 orë kështu që çdo gjë ia kemi thënë. Një gjë që është tani ndryshe është që nuk flasim më për programin.
Erioni: Mund të themi që mbi 70-80% e kemi njohur njëri- tjetrin.
Mikela: Kemi njohur dhe anët më të këqija dhe tani po shijojmë më të mirat.
revista.one/