Doli e dyta në “Grande Fratello”, vjen në BBV 3 Beatrice Luzzi: Heidi ta mbrojë dashurinë edhe nga vetja e saj
April 21, 2024Beatrice Luzzi, ish-banorja e “Grande Fratello” e cila doli në vendin e dytë të këtij sezoni, vjen në Big Brother Albania VIP 3 për një surprizë për shoqen e saj, Heidi. Përpara se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beatrice u takua me Ledionin në studio, ku iu përgjigj disa pyetjeve.
Ledioni: Është përfolur që do jesh opinioniste në “Grande Fratello” ose në “Isola dei Famosi”.
Beatrice: Opinioniste në “Isole dei Famosi” jo. Opinioniste në “Grande Fratello” do më pëlqente, por akoma nuk ka asgjë konkrete.
Ledioni: Ti me Heidin ke pasur një raport, por raportin mes heidit dhe Maisimilianos, si e shikon kohë më vonë me ngjarjen që ndodhi ashtu siç ndodhi?
Beatrice: Heidi është një person i rrallë, që nuk kishte nevojë të dukej. Kishte një siguri të vetën. Tregonte shumë sensualitet dhe ka qenë një personazh dhe një humbje shumë e madhe dalja e saj. Si ajo dhe unë kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Në momentin që ajo doli nga shtëpia, u përpoqa ta përkrah në aq pak sa më lejoi Masimiliano.
Ledioni: Ajo erdhi në Big Brother-in shqiptar dhe krijoi një marrëdhënie dashurie që deri tani ka shkuar mirë. Si e shikon atë?
Beatrice: E di dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ajo ta mbrojë këtë gjë, ndonëjehë dhe nga vetja e saj.
Një surprizë emocionuese për Heidin, me banoren që mori një mesazh nga mikesha e saj, Beatrice Luzzi, e cila ka qenë pjesë e “Grande Fratello”-s në Itali, me anë të një poezie të recituar nga Beatrice, e cila ishte shkruar nga Heidi, kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët, që më pas e takoi atë në arenën e “Supersport”.
Beatrice: Nuk e dija që shkruaje poezi. Je poetja më seksi që njoh. Jam shumë krenare për ty. Nuk e ke idenë se sa më ndihmove. Ti ke një intuitë të paparë. Mos i lejo të tjerët të ta marrin.
Heidi: Nuk e ke idenë se sa e vlerësoj. Më duket akoma absurde si gjë.
Ledioni: Nëse do mund ta çosh në living dhe të takojë shpejt e shpejtë banorët e tjerë.
Beatrice: Komplimente të gjithëve.
Heidi: Ky është Romeo…
Beatrice: Është një djalë shumë i bukur. Mbajeni fortë njëri-tjetrin. Duhet të mësojë dhe pak italishten.
Më pas Heidi përcolli Beatricen në derën e kuqe, me ish-konkurenten e “Grande Fratello”-s që i tha: “Je e fortë. Mund ta fitosh”.
revista.one/