“Don mo”, Morena Taraku i sjell suksesin Ledri Vulës me imazhin e saj joshës në videoklip

“Don mo”, Morena Taraku i sjell suksesin Ledri Vulës me imazhin e saj joshës në videoklip

May 20, 2021 0

Morena Taraku është protagonistja femër në videoklipin më të ri të Ledri Vulës, për këngën “Don mo”.

Reperi e lansoi projektin e ri muzikor pasditen e të martës dhe tashmë videoja muzikore është shikuar më shumë se një milion herë në YouTube.

Dhe për ta shënuar këtë sukses, Morena e ka shpërndarë një fragment të pëlqyer të klipit.

Ajo shfaqet duke bërë një ‘selfie’, ndërkohë që është e veshur me fustan të kuq, me pjesën e dekoltesë të hapur.

Theksojmë që xhirimet e videoklipit të këngës “Don mo” janë realizuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe nën regjinë e Valon Azirit.

Kënga është realizim i producentit Big Bang dhe shtëpisë incizuese RedBox. 

revista.one/