Don Phenom tregon se e ka njohur Cardi B në klubin e striptizës

Don Phenom tregon se e ka njohur Cardi B në klubin e striptizës

October 6, 2022 0

Reperi i njohur Don Phenom ka qenë së fundmi i ftuar në “Pardon My French” ku ka folur për jetën e tij artistike dhe atë private.

Ndër të tjera, ai tregoi se e ka njohur Cardi B shumë më përpara se ajo të bëhej një repere kaq shumë e suksesshme sa c’është sot.

“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë. Rastësisht kishte ardhur atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip”.

Jo vetëm kaq por ai foli edhe për Unikkatil.

“Unikkatili më ka inspiruar shumë sa i përket repit shqip. Ai është arsyeja që kemi tentuar të këndojmë në gjuhën shqipe. Kjo lagje që kam qëndruar është lagje shqiptare. Viktori (Unikktili) me vëllain e tij kanë jetuar aty. Vëllai i Unikkatilit është menaxheri i tij dhe i imi. I shkova në koncert kur kam qenë 15 vjeç me ID fallso dhe e takova”.

Jo vetëm kaq por ai u ndal dhe te fëmijëria.

“Jam rritur në New York, kam lindur në Shkodër. Kam jetuar në New York që në moshën 10 vjeçare. Jam nga Shkodra. Gjimnazin e kam bërë në Manhattan. Tekst për herë të parë kam shkruajtur kur kam qenë 6 vjeç në Shkodër, i kam bërë ‘diss’ mësueses, qeshi gjithë klasa. Pasioni për muzikë ka nisur që në moshën 12 vjeçare, këngën e parë që kam regjistruar ka qenë 13 vjeç”.

Ai foli edhe per momentin se si u bë pjesë e tregut muzikor.

“Me interpretimin në mikrofon kam pasur eksperiencë, kam pak vite që jam konvertuar nga anglishtja në shqip. Pak vite kam që kam shpërthyer në mënyrë të jashtëzakonshme, kënga ‘Twerkirate’ ishte një shpërthim shumë i madh. Ishte momenti i duhur. Do dali albumi i tretë. Kam bërë deri më tani dy albume. Mund të jenë diku te 100 këngë, ndërsa publiku mund të njohë të paktën 30 që janë me videoklipe. Te albumet nuk kam qejf të bëj shumë bashkëpunime. Albumet dua t’i bëj me forcat e mia pa ndihmë”.

Së fundmi, reperi u ndal edhe te raporti familjar.

“Të jesh baba është ndjenjë shumë e mirë. Ndryshimi është që tani kam një përgjegjësi tjetër që ndoshta përpara nuk e kam pasur. Nuk shoh ndonjë diferencë, prapë ndihem i njëjtë. Tani kam një version timin të vogël që më jep një ndjenjë të paparë. Bashkëshortja quhet Anxhela, jemi të martuar. Dasmë do bëj pasi të bëj njëherë fëmijët. Unë kam qejf të bëj pesë. Arsyeja përse nuk e publikoj dhe mos ma bëni më këtë pyetje është se nusja është e edukuar, ka mbaruar gjithë atë shkollë, është avokate dhe është gjynah që ajotë përflitet. Nuk është pjesë e showbiz-it. Jemi njohur nga disa njerëz të përbashkët në mënyrë familjare. Ka qenë dashuri me shikim të parë”.

revista.one/