(VIDEO) Kënga e re/ Donald Veshaj i këndon Bora Zemanit në ‘Sunny Hill Festival’

(VIDEO) Kënga e re/ Donald Veshaj i këndon Bora Zemanit në ‘Sunny Hill Festival’

August 29, 2022 0

Romeo dhe Donald Veshaj kanë performuar në skenën e Festivalit edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.

Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Ndërkohë siç duket, Bora Zemani e ka shijuar këtë këngë bashkë me të pranishmit si publik i “Sunny Hill”. Të shumta kanë qenë edhe videot në rrjete sociale ku duken binjakët Veshaj duke preformuar këngën “Hesht”.