Donald Veshaj telefonon LIVE mamin e Heidit, por babai i saj akoma nuk ka folur

Donald Veshaj telefonon LIVE mamin e Heidit, por babai i saj akoma nuk ka folur

April 13, 2024 0

Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry on Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin.

Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur. Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.

“Romeo i merr përzemër situatat që i ndodhin edhe për personin që ka në krahë dhe ai bën për atë person”, tha aktori.

A të pëlqen romanca e tyre?

Donaldi: Normal që po, pse jo. Romeo është i lumtur dhe unë jam i lumtur për të

Ka patur ndonjë komunikim me familjen e Heidit?

Donaldi: Po kam pasur një komunikim, kam folur me mamin e Heidit në telefon. Kemi shkëmbyer disa mesazhe lidhur me disa nga situatat brenda shtëpisë. Flasim atëherë kur duhet folur, për ndonjë situatë të caktuar

Mund ta marrësh në telefon?

Donaldi: Me babain e Heidit s’kam folur kurrë, por me mamin e Heidit po.

Biseda në lidhje telefonike me mamin e Heidit

Mami i Heidit: Alo, Donaldi..

Donaldi: Alo, mirëmbëma si je? Po të marr nga emisioni I Borës

Ilir Shaqiri: Mirëmbrëma, edhe nga krushqit nga Italia

Donali: Është Ilir Shaqiri me ne, ishte një pyetje nga Bora, që çfarë marrëdhënie kishim bashkë

Mami i Heidit: Po po , çdo gjë është okay

Bora Zemani: Unë e dija, por më duhet ta bëja këtë pyetje. Të përshëndes shumë.

Babai i Heidit ende nuk ka pasur asnjë takim me familjarët e Romeos, madje as edhe një bisedë telefoni, ndërkaq që mamaja, është treguar e gatshme që të vendosë një raport me Romeon, duke treguar kështu edhe bonsensin që ka për lidhjen e së bijës.

Sakaq, Genti, baba i Heidit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, duke na bërë të mendojmë se ndoshta as këtë herë ai nuk është dakort me zgjedhjen e së bijës, ashtu si ndodhi edhe në tetor, kur Heidi ishte pjesë e “Big Brother” italian. Megjithatë, duket e afërt dita, kur familjet edhe do të takohen. Babai i Heidit, një natyrë disi më serioz se bashkëshortja e tij, pritet që në javët në vijim të futet në lojën e “Big Brother”, për të inkurajuar të bijën në këtë rrugëtim.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”. Nga ana tjetër, familjarët e Romeos duket se e kanë mirëpritur këtë lidhje. Fakt ky që u pa edhe kur të dy prindërit e aktorit u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe takuan fillimisht Heidin. Ishte nëna e Romeos, që dhe shprehu publikisht mbështetjen e saj për këtë çift.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën. Sakaq, edhe mami i Heidit gjatë telefonatës që pati me të bijën, javë më parë u shpreh e mbëshet në këtë rrugëtim të sajin, por zgjodhi mos të komentonte lidhjen e saj me Romeon.

“Zemër të kam parë të stresuar këto ditë të ka ikur buzëqeshja fare, ti je vajzë e zgjuar intuita të dërgon gjithmonë tek e drejta, ne jemi shumë krenar me ty, ne të shohim 24/7”, u shpreh ajo në telefonatën që “Big Brother” i mundësoi. Prania e prindërve të Romeos në shtëpi ka evidentuar edhe ftohtësinë që Heidi tregoi ndaj tyre.

E diskutuar edhe gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se është në natyrën e saj kjo sjellje, fakt që nuk u prit dhe shumë mirë nga Romeo. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorit. Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektakël. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

“Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët”, u shpreh aktori.

Më tej Donald Veshaj gjatë emisionit tha se po e vuan më shumë tani që Romeo është brenda, sesa në BBV1, ku ishte ai banor. Donaldi tha se do donte t’i fliste Romeos t’i thoshte ‘qeshu njerëzve në fytyrë’, ndërsa tha se Romeo është më mirë në lojë sesa ai, sepse ky vit është agresiv sipas tij.

Ne nuk kemi një jetë tonën, jeta jonë është bigu. Zgjohemi dhe flemë me Romeon. Jemi në tensionin e bigut dhe nuk të lë të bësh gjëra të tjera.  Unë mendoj se të jesh jashtë atij formati dhe të kesh dikë brenda është më e vështirë. Po e vuaj më shumë situatën tani, sesa kur isha vetë brenda.Dua ti flas. Nuk i flas sot. Nëse do kisha mundësi t’i flisja, do i thoja t’i qeshte njerëzve në fytyrë. Më ka befasuar pjesa e durimit, nuk e dija që ishte aq i duruar se e mendoj në këto situata, çfarë do ndodhte nëse do ishte jashtë. Unë mendoj se ky big është agresiv dhe mendoj se Romeo është shumë herë më i mirë se unë”-tha Donaldi.

Dhe unë kisha përballë Monikën aktore, por nëse do isha përballë Eglës aktore…”-tha Iliri duke qeshur.

revista.one/