Donaldi do rikthim, Bora Zemani bën një kundërveprim ndaj nënës së tij
April 21, 2022Bora Zemani ndonse përpiqet të tregojë se s’do të jetë pjesë e mediave, sërish me veprimet e saj tërheq vëmendjen. Rikujtojmë pak kohë më parë se mami i Donald Veshaj ndiqte vetëm djemtë e saj dhe Bora Zemanin.
Por pasi Bora deklaroi se momentalisht nuk ka gjë me Donaldin, mesa duket ka vendosur të mos ketë asnjë pikë lidhje me të, duke hequr kështu edhe të ëmën e tij nga Instagrami.
Në një status në Instagram Bora u shpreh: “Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje”. Ndoshta për vëmendje nuk i ka bërë, por nuk mund të themi se moderatorja ka qëndruar në heshtje ndaj asaj që po ndodh.
Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.
Por një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar është fakti se ajo nuk i bëri ‘follow back’ Borës. Të paktën kështu rezultonte kur kërkoje në mesin e ndjekësve të saj. Ndoshta prezantuesja nuk ka dashur të ndjekë dikë që nuk e ndjekë atë.
revista.one/