(VIDEO) “Ramazani dikujt nuk ia lë shenjë”, Gold AG nxjerr pamjet e hajdutit në shkallët e shtëpisë

 (VIDEO) “Ramazani dikujt nuk ia lë shenjë”, Gold AG nxjerr pamjet e hajdutit në shkallët e shtëpisë

April 21, 2022 0

Reperi Gold AG ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se një person ia ka vjedhur një palë atlete përpara hyrjes së ndërtesës ku jeton.

Në lidhje me këtë, Arian Agushi (emri i vërtetë) ka publikuar momentin e zënë nga kamerat duke shtuar se nëse do t’ia kërkonte, do t’ia dhuronte me shumë dëshirë.

Postimi i plotë i Gold AG:

“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.

Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato. Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë”.

revista.one/