“Donte të më puthte me zor në buzë!” Moderatorja tregon propozimin që i bëri një vajzë në emision
September 24, 2022Në rubrikën “pyetje hot”, moderatorja Ester Bylyku i ka dhënë mundësinë të ftuarës Antonia Gjoka t’i drejtojë një pyetje, të cilës duhej t’i përgjigjej me doemos. E pyetur se cila ka qenë kërkesa më e çuditshme që një e ftuar i ka bërë në emision, Ester Bylyku nuk hezitoi të tregonte rastin kur i kanë kërkuar të putheshin në buzë për show.
“Ka nga ato raste që ka të ftuara që nuk duan të bëjnë show, ka dhe nga ata që duan të bëjnë shumë show. Ka qenë një rast me dikë që ka qenë e ftuar në emision (vajzë) dhe më kërkoi të bëjmë show. I thash pa merak do të bëj pyetje të bukura. Në rregull tha, po unë kam një mendim më të mirë tha do të të puth në buzë. I thashë jo dhe nuk e kam menduar,”-u shpreh moderatorja.