“E kapa mat me kolegen në lokal”, Antonia e Për’puthen rrëfen si e tradhtoi i dashuri i famshëm

“E kapa mat me kolegen në lokal”, Antonia e Për’puthen rrëfen si e tradhtoi i dashuri i famshëm

September 24, 2022 0

Ish-konkurrentja e Për’puthen Antonia Gjoka, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora, ku ka rrëfyer disa momente të sikletshme në prapaskenë.

Ajo tha se publiku nuk ishte në dijeni që asaj i kanë ushtruar presion psikologjik në “Përputhen”

Ester Bylyku: Më trego një prapaskenë për ty që publiku nuk e di.

Antonia Gjoka: Ka ndodhur në takimin tim me Erionin. Ka qenë takimi im i parë. Erioni sapo kishte ardhur dhe takimi është xhiruar atë ditë, por te publiku dukej sikur ishte xhiruar pas disa ditësh. Ishte më pak se një orë që njihesha me Erionin. Një nga gazetaret e emisionit më ushtronte presion psikologjik, duke më thënë t`i hidhja dorën në qafë, mundohu të afrohesh afër, ndoshta përqafoje, jepi një puthje në faqe që unë të isha më e ngrohtë, sepse unë çdo takim e kam patur të ftohtë. E kam patur me barriera.

“Bora Zemani është femra më mendjemadhe”

Gjatë intervistës së saj, Antonia rrëfeu një histori me Borën, ku tregoi një anë të panjohur të moderatores.

Ester Bylyku: Cila nga femrat e show bizit, është më mendjemadhe sipas mendimit tënd?

Antonia Gjoka: Bora Zemani. Duke qenë se kemi rastisur në të njëjtin korridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë. Ndoshta ashtu ka natyrën e saj. Por unë jam 2-fish më e ftohtë në momentin që nuk shoh mirësjellje.

Antonia Gjoka zbulon si ia theu zemrën i dashuri i famshëm

Ndërkohë, Antonia konfirmoi se është në një lidhje me një djalë, i cili është pjesë e ekranit prej 10 vjetësh.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili ka qenë një moment që i dashuri i theu zemrën, Antonia tregoi një rast që në xhelozi e sipër shkoi në lokalin e koleges së tij për tu përballur me të.

“E pash që ai e kishte shtuar në Instagram. Kishin postuar në Story, video nga i njëjti lokal, që tregon se ishin bashkë. U nisa menjëherë drejt lokalit, t`i shihja dhe të përballesha. Të ulur në tavolinë shoh kolegen e tij. Shkova të flas me të por nuk më lejuan shoqet. Por u sigurova që ajo të më shihte. Për fat të mirë, i dashuri im nuk ishte aty në atë moment” u shpreh Antonia.