Drake befason sërish shqiptarët, shfaqet me flamurin kuqezi

Drake befason sërish shqiptarët, shfaqet me flamurin kuqezi

November 30, 2023 0

Reperi i njohur, Drake javë më parë publikoi albumin e ri “For All The Dogs”. Në një nga këngët e albumit, “Polar Opposites” ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, Prishtrinën.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Ndërsa tani të njëjtën këngë ai e publikoi të kompletuar edhe nga ana vizuale, e ku përfshiu një tjetër befasi për shqiptarët.

Në videoklip reperi kanadez shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuq, e cila në shpinë ka të stampuar shqiponjën dykrenare.

Me të njëjtën xhaketë si Drake shihen të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët rap-artisti shfaqet duke luajtur bilardo.

Megjithatë, ende nuk dihet se nga vjen inspirimi i Drake për këtë këngë dhe se çfarë e lidh atë me shqiptarët.

revista.one/