Drejtori i lajmeve Sokol Balla largohet prapë nga Top Channel

Drejtori i lajmeve Sokol Balla largohet prapë nga Top Channel

October 11, 2022 0

Sokol Balla, disa muaj pas rikthimit në Top Channel është larguar sërish. Ngjarje e paralajmëruar pasi të premten, në mbylljen e “Top Story”, ndryshe nga cdo herë tjetër Balla deklaroi:

“Shprehja duhej të ishte ‘Shihemi të hënën në orën 21:00’. Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që ‘Sokol Balla ikën në televizion tjetër’. Unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki askund tjetër pasi e konsideroj Top-in shtëpinë time.

Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet, nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë, është e sigurt, jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, natën e mirë dhe paçi fat.”

Mbrëmë, programi i Ballës nuk i transmetua sot në Top Channel dhe burime të pakonfirmuara thonë se Balla mund të bëhet pjesë e ABC News.

Kujtojmë se gazetari u rikthye në Top Channel në mars të këtij viti, pas 5 vitesh mungesë. Ai mori rolin e drejtorit të informacionit.

revista.one/