Dua Lipa dhe Anwar Hadid drejt fundit të marrëdhënies 2-vjeçare
December 6, 2021Prej dy vitesh ajo po shijon romancën me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in dhe thuajse kudo i kemi parë bashkë. Mirëpo, Anwar s’mund të jetë gjithmonë pas Duas, për shkak të angazhimeve të saj me muzikën.
Prej gjashtë javësh, ata nuk janë parë me njëri-tjetrin si pasojë e punës së këngëtares, e cila tashmë po xhiron albumin e saj në Londër dhe Los Angeles, ndërsa Anwar është në New York.
“Daily Mail” shkruan se një muaj më parë, ata menduan t’i jepnin një pushim marrëdhënies dhe tashmë lidhja e tyre është vërtetë në rrezik.
Ky mund të jetë fundi i romancës dy-vjeçare të Duas dhe Anwar-it, që ende s’kanë bërë asnjë reagim publik.
Teksa Dua vazhdon postimet me miqtë në rrjete sociale dhe tregon përditshmërinë e saj mes punës, të njëjtën gjë bën edhe Anwar.
Të gjithë janë sy e veshë për të mësuar si do të shkojë marrëdhënia që nisi në qershor të vitit 2019.
revista.one/