Dua Lipa kopjon këngën e grupit “Spirit Voice”? Soni Malaj: Do të kontaktojmë menaxherët e saj

Dua Lipa kopjon këngën e grupit “Spirit Voice”? Soni Malaj: Do të kontaktojmë menaxherët e saj

June 2, 2023 0

Disa ditë më parë Dua Lip aka publikuar këngën e saj “ Dance The Night” nga një pjesë e albumit “Barbie”.

E teksa kënga po shënon sukses, së fundmi është zbuluar se melodia e saj ngjason shumë me atë të këngës “Fouristrada”, e cila është publikuar shumë vite më parë nga grupi i vajzave “Spirit Voice”.

E këtë ngjashmëri e ka vënë re vetë ish-anëtarja e grupit, Soni Malaj e cila ka publikuar në rrjetet e saj sociale, të dyja këngët për të dëgjuar melodinë. Madje ngjashmërinë e këngëve e ka vënë në dukje dhe një tiktoker i njohur i cili arrin të gjejë kush këngë është kopjuar dhe kush jo.

Së fundmi “Prive.al” ka kontaktuar këngëtaren dhe kompozitorin e këngës në lidhje me situatën.

“Kënga është kompozuar nga Alban Karabashi, me tekst të Alqi Bonjakut në vitin 1997 dhe interpretuar nga Spirit Voice në ato vite. Në refren, kënga ka ngjashmëri të madhe por duhet një analizë e mirëfilltë nga ana muzikore e me një staf profesionistësh shqiptarë e të huaj që të arrijnë në një konkluzion”, u shprehën ata.

Të pyetur nëse janë kontaktuar nga menaxheri i Duas, ata thane:

“Nuk jemi kontaktuar në asnjë rrethanë e as në një takim me realizuesit e projektit të Dua Lipës. Intensiteti në TikTok është një indicie reale që ne (Alban Karabashi dhe Soni Malaj si lidere e grupit të marrim në konsideratë seriozisht çështjen”.

Ndër të tjera,ata zbuluan edhe hapat që do të ndjekin për hitin e dikurshëm “Fuoristrada”:

“Hapi i parë që do ndjekim është kontakti midis nesh dhe përfaqësuesve të Dua Lipës për të ditur realisht indicien e tyre në realizim. Është marrë “Fuoristrada” si referencë mzukore meqë ka mbi 25 vite që është kompozuar, apo bëhet fjalë për koincidencë artistike?. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe për t’u sqaruar fillimisth përmes ndërmjetësimit e bisedës me të githa palët. Pastaj verifikimi i qartë e profesional nga ana jonë sa i përket kompozimit. Dhe së fundmi, do drejtohemi tek një studio ligjore që të ketë të drejtën e përfaqësimit ndërkombëtar për “Fuoristrada”, u shprehën ata.

revista.one/