Dua Lipa merr gjithë vëmendjen gjatë daljes në darkë romantike, e ftuar nga Gigi Hadid, në New York

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen gjatë daljes në darkë romantike, e ftuar nga Gigi Hadid, në New York

September 21, 2021 0

Ata ishin pjesë e festës së ditëlindjeparë të vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik gjatë uikendit.

Dhe Dua Lipa me të dashurin e saj, Anwar Hadid u panë sërish bashkë gjatë një darke romantike, të hënën, në New York, shkruan DailyMail.

26-vjeçarja u shfaq plot elegancë dhe stil rrugës për restorant, ndërsa 22-vjeçari u pa në një veshje më të thjeshtë.

Ylli i hitit “Levitating” veshi një këmishë të bardhë dhe të gjatë, e cila ishte kryesisht e zbërthyer, me detaje të zeza në supe, ajo kombinonte veshjen me një palë dorëza të zeza klasike që arrinin deri tek bërrylat, poshtë ajo zgjodhi një palë xhinse hiri dhe taka të zeza me lidhëse të bardha.

Ndërsa, Anwar u kombinua me një bluzë të Metallica dhe pantallona me nuanca blu dhe të verdhë.

Dyshja e famshme kanë qenë të pandashëm gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në qytetin e New York-ut.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ndërkohë ka publikuar datat e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në Australi dhe Zelandën e Re, përmes një postimi në Instagram.

revista.one/