Dua Lipa shkëlqen me performancën në Kanë, merr vëmendje me bukurinë e saj
June 22, 2022Këngëtarja Dua Lipa ka shkëlqyer paraqitjen dhe performancën në festivalin e Spotify të mbajtur në Kanë të Francës.
Dua shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të gjelbër dhe të shkurtër i cili ia theksonte linjat mahnitëse të trupit. Këngëtarja e famshme përshtati pamjen me një palë atlete rozë dhe një grim të theksuar, ndërsa la flokët e gjata të lira në formë valëzimi.
Përvec Duas në festivalin e Spotify morën pjesë edhe yje të tjera të muzikës përfshirë Post Malone, Kayetranda dhe Kendrick Lamar.
Ndërkohë, Dua së fundmi iu gëzua lajmit për mbajtjen e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë.
revista.one/