Durrës, makina godet çiftin burrë e grua dhe largohet me shpejtësi

Durrës, makina godet çiftin burrë e grua dhe largohet me shpejtësi

June 16, 2021 0

Këto janl pamjet e aksidentit të dy diteve më parë në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku e plagosur mbeti një grua.

Ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur një makinë vjen me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës dhe i përplas të dy dhe largohet me shpejtësi.

Pas goditjes burri arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë mjetin, ndërsa kalimtarët shkojnë për tu dhënë ndihmën e parë.