Dy ish-banorët e “BBV3” në një lidhje? Publikojnë foto të afërt me njëri-tjetrin

Dy ish-banorët e “BBV3” në një lidhje? Publikojnë foto të afërt me njëri-tjetrin

April 16, 2024 0

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Drini Zeqo dhe Dea Vieri gjatë qëndrimit në këtë reality show krijuan një miqësi me njëri-tjetrin, të cilën ata e vazhduar edhe pas daljes nga shtëpia. Së fundmi dyshja kanë ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto së bashku, ku shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Menjëherë pas këtyre imazheve, publiku ka aluduar se mes dyshes po ndodh diçka më shumë sesa shoqëri, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Drini dhe Dea.

Këto zëra i ka shtuar akoma më shumë Ronaldo Sharka, me anë të një komenti që iu bëri dyshes në foto.

Urime! U plakshit bashkë dhe me ndonjë bebush, i lumtur për ju “- ka komentuar moderatori.

Nuk mund të ishte rastësi”- shkruan Drini, duke nxitur akoma më shumë dyshimet për lidhje, megjithëse tashmë na ngelet të presim që të shikojmë nëse gazetari dhe Dea po shijojnë një romancë së bashku, apo e gjitha ishte për pak vëmendje.

revista.one/