Dyshja fituese me këngën “Brivido”, cilët janë djemtë që joshën Sanremon me paraqitjen e tyre

Dyshja fituese me këngën “Brivido”, cilët janë djemtë që joshën Sanremon me paraqitjen e tyre

February 6, 2022 0

Dyshja Mahmood & Blanco kanë fituar festivalin “Sanremo 2022” me këngën “Brividi”, duke lënë në vendin e dytë Elisën me këngën “O forse sei tu” dhe në vendin e tretë Gianni Morandi me ‘Apri tutte le porte’.

“Duhet t’i them përshëndetje nënës sime”. Me këtë fjalë e priti vendin e parë, dhe menjëherë pas fitores në festivalin e Sanremos, Blanco, një djalosh shumë i ri në moshë zbriti tek publiku për të përqafuar dhe puthur nënën e tij, të ulur te publiku.

Mbrëmja finale e “Sanremos 2022” u hap me Himnin e Mamelit të luajtur nga grupi i Guardia di Finanza, i cili më pas ia lë skenën notave të marshimit “Armi e Brio”.

Në skenën e “Ariston” të dominuar nga Amadeus, pati shumë të ftuar si Sabrina Ferilli, ndërkohë që nuk munguan homazhe për të famshmen Raffaella Carrà.

Teksa Mahmood është një personazh i njohur për “Sanremo”-n dhe “Eurovision”-in pas këngës së tij shumë të njohur e të pëlqyer “Soldi”, këngëtari tjetër i dyshes, Blanco, është një emër i ri për arenën ndërkombëtare.

Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm në klasifikimet më të rëndësishmë italiane, sidomos me këngën e tij “Mi fai impazzire”. revista.one/