E besoni apo jo, Dajon e Astirit e ngacmojnë çunat!

E besoni apo jo, Dajon e Astirit e ngacmojnë çunat!

October 19, 2021 0

I ftuari i mbrëmjes nga Gjermania në një lidhje me skype ishte fenomeni i Instagramit Shpëtim Hysa, i njohur për të gjithë teleshikuesit Dajo i Astirit.

Ai di sesi të mbajë gjallë audiencën e t’i bëjë të gjithë për vete dhe me shprehjet e tij epike si “O lot i bukur” apo “O po qysh jeni moreeee” u bë i njohur e shumë i pëlqyer për të gjithë.

Përgjigjet e tij janë plot me humor e shumë provokuese. Por, Dajon na e kanë ngacmuar shumë në rrjete sociale, dhe këto ngacmime nuk janë vetëm nga femrat

“Kanë filluar të më ngacmojnë edhe meshkujt qëkur u bëra i famshëm me fjalët “ Ma nxirr pak v*** se më ka marrë malli”

Epo, këto janë kusuret kur ti vendos të bëhesh i njohur për audiencën shpesh edhe paragjykuese. Për më shumë ndiqni videon: