“E dija para se të futesha se nuk do të fitoj”, Olta Gixhari habit me deklaratën

“E dija para se të futesha se nuk do të fitoj”, Olta Gixhari habit me deklaratën

February 4, 2023 0

Humbja në sfidën e rezistencës e ka “demotivuar” Olta Gixharin. Aktorja donte shumë të qëndronte deri në fund të lojës, por si pjesa më e madhe u skualifikua.

Së fundmi në një bisedë më Krist Aliajn, ajo u shpreh se pavarësisht dëshirës për të qëndruar deri në fund, e dinte se nuk do të fitonte. Kjo pasi, sipas Oltës ajo asnjëherë nuk fiton. Pas kësaj situate ajo është shprehur e bindur se as “Big Brother Vip” nuk do ta fitojë.

“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej,”u shpreh Olta në një bisedë më Kristin.

Më herët Olta shpërtheu në lot brenda shtëpisë, pas vërejtjeve që Zhaklina dhe Arbana i bënë në prime-in e kaluar për “kërcënimet” që ajo bëri ndaj Efit dhne Kiarës. Olta pas mbrëmjes në mëngjes u ndje shumë keq, aq sa u shpreh edhe se donte të dilte.

“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.