‘E dinim që do ishim ne’/ Beteja e fundit në Big Brother VIP mes Donaldit dhe Ilirit
February 18, 2022Ishte Beniada dhe më pas Einxhel ato që lanë shtëpinë në fillim, duke ngushtuar në fazën finale garën.
Tashmë televotimi është i hapur për të zgjedhur fituesin mes Ilirit dhe Donaldit, të gjithë mund të votojnë përmes mesazheve.
Donaldi dhe Iliri thanë se të dy e dinin që finalja do të ndahej mes tyre.
Iliri: E dinim që do ishim të dy, më në fund gjetëm shinën tonë të komunikimit.
Donald: Kjo është një lojë që kërkon strategji , unë e kam ditur që me ty s’do jem kurrë aleat. Unë ja kam thënë që e respektoj dhe kam qejf të flas me të, e vlerësoj si njeri.
Iliri: Unë e kam cilësuar Donaldin si një çun me super talent.