Finalistja e dytë që lë shtëpinë e “Big Brother Vip” është…

Finalistja e dytë që lë shtëpinë e “Big Brother Vip” është…

February 18, 2022 0

Publiku ka vendosur që banori/ja që largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother Vip” është Einxhel.

Ajo humbi mundësinë përfundmtare për të fituar çmimin e madh.

Mes shumë emocionesh, ajo u eliminua duke hequr dorë nga çmimi i madh. Sonte do të jetë një mbrëmje me shumë surpriza në spektaklin më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë.

Mes Einxhel Shkirës, Donald Veshajt dhe Iliri Shaqirit, publiku zgjedh sonte fituesin e çmimit të madh 115 mijë euro.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Fenomeni “Big Brother VIP” po ndiqet nga shqiptarët në shtëpi, lokale dhe restorantet e njohura, si Botërori i Futbollit, ndërsa bëjnë tifozllëk për finalistët.