“E dua vetëm si shoqe”, Stresi sqaron raportin me Gresën në Big Brother
December 13, 2022Gjatë kësaj jave në Big Brother VIP Kosova u komentuan edhe pëlqimet ndërmjet banorëve. Përveç Vivienit dhe Getinjos, u përfol edhe afrimiteti i madh që Stresi krijoi me modelen Gresa Hoti.
Në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, reperi nga Shqipëria theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.
Ai tha se ka dëshirë vetëm ta bëjë të lumtur si femër dhe se nuk do të ndodhë asgjë më shumë mes tyre.
“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh reperi.
“Mua më pëlqen ta mbaj shoqe të ngushtë. Nuk do ta largoj Gresën. Unë kam dëshirë ta bëj shumë të lumtur si femër. Unë jam rritur me italianë. E di si është. Italianet duan adrenalinë, sikur thotë ajo bëj udhëtime nonstop. Me Gresën nuk mendoj, dhe nuk do të ndodhë”, shtoi Stresi.
revista.one/