(VIDEO) Kur Stresi thoshte se nuk do të futej kurrë në Big Brother!

(VIDEO) Kur Stresi thoshte se nuk do të futej kurrë në Big Brother!

December 13, 2022 0

Para së të futej në Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi kishte deklaruar në një paraqitje televizive se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në BBV.

Tashmë është bërë virale në TikTok një video e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë), në të cilën thekson se nuk e bën kurrë një gjë të tillë.

“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar nga prezantuesja.

“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë krijuesi i hitit “I smoke them”.