E ftuar speciale, Eva Murati në studion e “Tiki Taka” në Itali

E ftuar speciale, Eva Murati në studion e “Tiki Taka” në Itali

March 23, 2021 0

Mbrëmjen e djeshme moferatorja Eva Murati ishte e ftuar në emisionin italian “Tiki Taka”, i cili i dedikohet sportit. Emisioni, i cili transmetohet në “Mediaset” mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit dhe Eva ishte një nga të përzgjedhurat.

Në emision ishin të ftuar edhe trajeneri i Udineses Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit. Përveçse për sharmin e saj, Eva Murati tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve italianë për shkak të harmonisë televizive që kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

Aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja e njohur ka marrë komplimentet e moderatorit të famshëm Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer që fliste.

“Vajza e Champions-it në Shqipëri shkëlqen. Edhe italishtja e saj është mbresëlënëse”, tha Chiambretti. Ndërkohë gjatë emisionit Murati ngacmoi të ftuarit pasi kishte sfiluar një modele në studio duke thënë: “Si ja bëni të flisni për futboll kur futen në studio femra kaq të bukura…?!”. /revista.one/