“E ke pyetur Kiarën kush jam unë? “Plas” debati mes Qetsorit dhe Luizit

“E ke pyetur Kiarën kush jam unë? “Plas” debati mes Qetsorit dhe Luizit

March 12, 2023 0

Luizi Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, të cilët herë pas here kanë pasur përplasje dhe debate me njëri-tjetrin.

Në një debat diitën e sotme Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm. Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother.

Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.

Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je.

Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra

Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë

Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua

Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti.

Qetsori madje debatoi edhe me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda.

Më herët, Qetsori, fitues në edicionin e dytë të Big Brother, tha se ka hyrë të thyejë rekord botëror, të fitojë për të dytën herë. Ai madje u shpreh se Luizi nuk e meriton ta fitojë këtë Big Brother pasi është shumë intrigant dhe manipulator.

I pyetur nga Fotini, nëse mendon vërtetë që ai do e fitojë këtë Big Brother, Qetsori shprehu sigurinë se po, duke thënë se është shumë i përqëndruar në çdo gjë.

“Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy Big Brother, jam shumë i përqëndruar’– u tha banorëve Qetsori, i cili nxorri mikrofonin e tij që mban numrin 1, si për të nënkuptuar se është i pari në garë. revista.one/