E kërkon Spanja për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit Benzema, drejtori i UK në Laç del para gjykatës

E kërkon Spanja për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit Benzema, drejtori i UK në Laç del para gjykatës

May 9, 2022 0

Ishte në kërkim ndërkombëtar për rreth 40 vjedhje në Spanjë, por në Kurbin ushtronte postin e drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime. Alfred Prodani, i arrestuar të shtunën për llogari të autoriteteve spanjolle, pritet të dalë këtë të hënë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prodani po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, në pritje për të dalë para gjykatës për kryerjen e procedurave përkatëse që do të çojnë në ekstradimin e tij. Ai akuzohet në shtetin spanjoll si i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave.

Në vitin 2019-të u denoncua dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht. Alfred Prodani u arrestua, në kuadër të operacionit koduar “Coruna”, i cili u finalizua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

revista.one/