E mbajti të fshehtë, Adelina Ismajli dhuron pa bujë 12 shtëpi për të varfrit

E mbajti të fshehtë, Adelina Ismajli dhuron pa bujë 12 shtëpi për të varfrit

April 15, 2021 0

Adelina Ismajli ka bërë me shtëpi 12 familje. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja, pasi ka publikuar në rrjetet e sociale një lajm ku flitet për kontributin e saj, dhurimin e shtëpive. Gjesti i saj u prit me falënderime dhe përgëzime nga njerëzit. ” Ju faleminderit për fjalët e bukura!”, ka shkruar ajo. Ajo lshtë modeste dhe nuk i pëlqen të duket kur bën bamirësi.

Nga ana tjetër, edhe motrat e saj Ema dhe Zanfina thuhet se njihen për bamirësi, por nuk i bëjnë publike.

Probleme me shëndetin

Para disa ditësh, Adelina ka publikuar në Instagram disa foto të saj, ku shumë nga ndjekësit e pyesin se kur ajo do të kthehet sërish në televizion.

Kujtojmë, se Adelina është prezantuese në një emision, të cilin e ndërpreu papritur.

Mesa duket këngëtarja ka përjetuar një periudhë jo shumë të lehtë si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

“Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”, i shkruan një fanse “Shpejt…kam pasë probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, i shkruan këngëtarja, ku bën të ditur se shumë shpejt do të jetë pjesë e televizionit. /revista.one/