E papritur/ Basha e përjashton nga PD, reagon Berisha: Bëri gjëmën, s’do ta lejoj…
September 9, 2021Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e tij si lider historik i kësaj partie.
Në një deklaratë për mediet kryedemokrati sqaroi se iu desh që të merrte këtë vendim për të interesin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Basha: Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i PD dhe sukssese të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrotjen e interesit publik. Këtë e ka të qartë çdo anëtar i PD dhe kushdo.Ky vendim nuk cënon aspak arritjet e liderit historik të PD dhe si president dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Berisha në historinë e PD. Ky vendim i sotëm aspak i lehtë për mua, ka udhërrfyres interesin e demokratëve dhe interesin qytetar. Ju më keni besuar drejtimin e PD për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.Secili prej nesh ka deyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e PD, për interesin e demokratëve dhe për interesat e qytetarëve shqiptarë.Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e madh ndër vite nga demokratët dhe besimin që shqiptarët kanë tek PD si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.
Nuk e ka pritur aspak mirë Sali Berisha vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili vendosi ta përjashtojë ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar të PD-së.
Në një reagim të fudnit, Berisha e akuzon Bashën se shkeli çdo rregull të partisë me përjashtimin e tij, pasi duhet të mblidhte Kongresin e PD që të bënte përjashtimin e tij. Ai u shpreh se me këtë vendim, Basha i ka bërë gjëmën partisë.
I pyetur se çfarë do të bëjë tani, Berisha u shpreh se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë sovranitetin Partisë Demokratike.
“Për të marrë një vendim të tillë zoti Basha duhet të ngrinte Kongresin e PD, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej prani në grupin parlamentar të një personi të shpallur “non grata” nga SHBA. Ky nen nuk ekziston. Në këtë kontekst, ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili në fakt është nul, pasi është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Shqipëria ka humbur më këtë rast.
Kam komunikuar dhe po ju them këto që po them këtu. Nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli do të shpallte një vendim të tillë personal. Sali Berisha pas këtij vendimi do të bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së. Basha vendosi të shkelë çdo llloj rregulli dhe t’i bëjë gjëmën PD-së. PArtia Demokratike ka dorëzuar sovranitetin e saj”, tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e tij si lider historik i kësaj partie.