Elhaida Dani para koncertit me Ermal Metën fshin gjithçka nga profili i saj në Instagram

Elhaida Dani para koncertit me Ermal Metën fshin gjithçka nga profili i saj në Instagram

September 9, 2021 0

Këngëtarja Elhaida Dani ka fshirë gjithçka nga profili i saj në Instagram. Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruan: “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).

Fansat e saj të shumtë nuk dinë si ta interpretojnë këtë veprim të sajin dhe nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të fshijë çdo “gjurmë” nga rrjeti social më i ndjekur në botë. Megjithatë, fansat do mund ta shijojnë shumë shpejt zërin e saj, madje edhe live, duke qenë se Elhaida Dani do të hapë koncertin e këngëtarit Ermal Meta, që do të mbahet në “Air Albania” në 17 shtator.

Para pak javësh, rikthimi në Tiranë i këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani, bëri jo pak lajm në portale dhe televizion. Ajo pati sukses në Itali me mjuzikslin “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës.

revista.one/