E papritura në “Love Island”, Aishah: S’mund të rri në shtrat me Denisin, dua të iki…

E papritura në “Love Island”, Aishah: S’mund të rri në shtrat me Denisin, dua të iki…

September 23, 2023 0

Të reja në reality show-n e dashurisë ‘love Island Albania’. Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti vetëm dhe produksioni mori vendimin ta eliminonte nga loja, një lajm i papritur për konkurrentin, fati I të cilit u vendos nga ‘partnerja’ e tij.

Aleksandros ishte miqësuar shumë me Salionin dhe u prek nga ky vendim. Pak para se të largohet përfundimisht nga loja, ai shpërtheu në lot teksa u shpreh:

“E kisha si vëlla dhe ndaja çdo gjë me të”.

Aishah i shpreh Salionit:

“Dua të iki në shtëpi. Nuk e di pse më zgjodhi mua, s’kam folur me të. Unë nuk e pëlqej dhe s’kam tërheqje me të s’mund të rri në një shtrat me Denisin”.

revista.one/