Eda Zari u kthen përgjigje fansave të Bregoviç, që shohin “artin”, jo faktin se ka nxitur masakra
August 7, 2021E njëjta tutje ka replikuar me fansat duke thënë se nuk duhet ta shikojnë çështjen vetëm tek arti.
“Nuk besoj se duhet ta shikoi vetëm çështjen tek arti. Ja t’ua përsëris edhe njëherë komentuesve që kanë vënë disa pyetje: Paçka se nuk kam gishtvënë sa më lart orientimin tek arti dhe këtu flas fort për harresën e dhimbjes (që në një formë është fenomen i shoqërisë sonë, sikundër harrohen krimet e komunizmit), nëse do vërejmë artin dhe luftën apo artin dhe politikën, me sqimatari Pati Smith dhe Bert Brecht e ligjëron idenë – ‘Për fatin tonë të keq politika kërkon të neutralizoj tonin e artit duke e bërë të tijën’. Dhe them fort se nuk janë të pakta herët kur – imanenca e politikës e penetron jo vetëm në art porn ë çdo fushë. Lutem mos u ndani në fronte”, vazhdon më tej artistja.
Këngëtarja e mirënjohur, Eda Zari, ka shprehur mendimin e saj njëherësh pakënaqësinë për pjesëmarrjen e Goran Bregoviq në Korçë.
Ajo bëri një postim në rrjetin social, Facebook, me anë të të cilit kujton tërmetet e nëntorit të vitit 2019 dhe ndihmën që Kosova i ofroi Shqipërisë në atë periudhë të rëndë.
“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 – erdhën aq urgjentisht për t‘na qënë pranë. Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë”, theksoi Zari.
E njëjta tutje ka replikuar me fansat duke thënë se nuk duhet ta shikojnë çështjen vetëm tek arti.
“Nuk besoj se duhet ta shikoi vetëm çështjen tek arti. Ja t’ua përsëris edhe njëherë komentuesve jqë kanë vënë disa pyetje: Paçka se nuk kam gishtvënë sa më lart orientimin tek arti dhe këtu flas fort për harresën e dhimbjes (që në një formë është fenomen i shoqërisë sonë, sikundër harrohen krimet e komunizmit), nëse do vërejmë artin dhe luftën apo artin dhe politikën, me sqimatari Pati Smith dhe Bert Brecht e ligjëron idenë – ‘Për fatin tonë të keq politika kërkon të neutralizoj tonin e artit duke e bërë të tijën’. Dhe them fort se nuk janë të pakta herët kur – imanenca e politikës e penetron jo vetëm në art porn ë çdo fushë. Lutem mos u ndani në fronte”, vazhdon më tej artistja.
revista.on