Edhe Fifi bën një këngë me titullin “Lali”, duet me Young Zerkën

Edhe Fifi bën një këngë me titullin “Lali”, duet me Young Zerkën

July 11, 2023 0

Fifi dhe Young Zerka kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Lali” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u kujdes Alandy. Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production. Artistja nga Ferizaj është kthyer në top formë pak muaj pas lindjes së fëmijës së parë.

Fifi nisi menjëherë me përgatitjet për këngët e reja e po ashtu edhe me koncerte.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit. Lidhur me temën e këngës, kujtojmë se “Të ka Lali shpirt” e Mandi Nishtullës dhe Silva Gunbardhit është një nga më të dëgjuarat në historinë e muzikës në tri dekadat e fundit. I urojmë Fifit dhe Young Zerkës të arrijnë të njëjtin sukses!

revista.one/