Egla bëhet lidere, çon në nominim Romeon dhe Heidin, Juli e mbështet

Egla bëhet lidere, çon në nominim Romeon dhe Heidin, Juli e mbështet

May 1, 2024 0

Publiku ka vendosur që lider të jetë Egla. Si lidere Egla do të dërgojë në televotim pa përfshirë veten, dy banorë të cilët do t’i përballë për të shkuar në finale. Ai që ka më shumë vota shkon në finale, ndërsa tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm deri sa publiku të vendosë ta mbajë ose jo në shtëpi.

Ajo ka vendosur që në nominim të dërgojë Heidin dhe Romeon. Ata do ta dinë që janë në televotim, por nuk do të dinë se për çfarë.

Vendimi i Eglës, si liderja e zgjedhur nga publiku, duke dërguar në televotim Romeon dhe Heidin, i ka mërzitur shumë këta të fundit.

Kjo sepse ata e dinë se njëri prej tyre do të largohet, por në fakt televotimi është hapur për ‘kë doni të dërgoni në finale’.

Ndërsa, Juli zgjodhi të përfitojë nga situata, duke u përplasur me Romeon.

Juli: Pse ça kujtove ti Romeo, do shkoje në podium me Heidin?

Romeo: Ik o njeri frikacak!

Juli: Ç’lidhje ka frikacaku këtu? Çfarë do të kishe bërë ti Romeo?

Romeo: Nuk jap përgjigje fare, do të kisha futur veten

Juli: Veten? Për çfarë do e kishe futur veten?

Romeo: S’të jap llogari fare…

Juli: A s’më jep llogari fare. Po këtu je në Big Brother o njeri, nuk je në resort

Romeo: Ik more se na e shpifët, dini ju lojën e Big Brotherit

Juli: Do me fitu lojën ajo.

Romeo: Po çfarë lidhje ka ore, mos ta bënte atë lëvizje. Lëvizje e dobët, lëvizje frikacakësh.

revista.one/